Kim Min-jae drejt largimit nga Bundesliga, dy klube italiane dhe tri klube turke
19 Prill 2026 10:43 Telesport Kim Min-jae në verë pritet të largohet nga Bayern. Për të ka dy pista: Itali dhe Turqi. Në Itali kanë interes Interi dhe Juventusi, ku ai mund të rikthehet në sistemin me tre qendërmbrojtës. Agjenti i qendërmbrojtësit ka deklaruar qartë se nuk nxitohet: “Nuk ka asgjë që na detyron të largohemi tani për tani. Ende nuk e dimë situatën me klubin, por po shqyrtojmë opsionet tona. Ka interes që tani nga Fenerbahçe, por edhe Beşiktaş dhe Galatasaray”.
Burimi:
telesport.al