“Këtë herë vendos unë”; prapaskena e takimit të fundit kokë më kokë mes Malagòs dhe Maldinit
28 Korrik 2026 12:30 Alfred Lleshi Aventura e Paolo Maldinit si drejtor teknik i kombëtares italiane zgjati pak më shumë se dy javë. “Martesa” me presidentin e FIGC, Giovanni Malagò, nisi mes vështirësish dhe përfundoi me një ndërprerje të menjëhershme, me marrëveshje të përbashkët. Sipas “La Repubblica”, përplasja nuk lidhej me një episod të vetëm, por me mosmarrëveshje të vazhdueshme për autonominë dhe vendimmarrjen. Pika e kthesës erdhi te kandidatura e Andrea Pirlos për trajner të Italisë, e propozuar nga Maldini dhe Leonardo, por e refuzuar nga Malagò. Përballë polemikave mbi rolin e Pirlos si imazh i kompanisë ruse të basteve “Fonbet” dhe kritikave për zgjedhjen e tij, Malagò mori vendimin përfundimtar: “Pirlo ishte një zgjedhje e pafat, por president jam unë. Në këtë pikë...
Burimi:
telesport.al