Kërnaja emërohet në krye të Flamurtarit, por klubi vlonjat do të shkojë në gjyq me Agostinelin
Adriatik BALLA Kanë nisur lëvizjet e para edhe në pankinat e disa klubeve të rëndësishme, nisur nga Flamurtari i Vlorës që ra këtë edicion nga kategoria. Kështu, Olitjon Kërnaja është zyrtarisht trajner i Flamurtarit. Trajneri 37-vjeçar përfaqëson një profil të ri në futbollin shqiptar, por me një eksperiencë që është pasuruar ndjeshëm vitet e fundit. Ai drejtoi si trajner i parë Partizanin gjatë sezonit 2025-2026, ndërsa më herët ka qenë trajner i Partizanit B. Gjithashtu, tekniku tropojan ka punuar si zëvendëstrajner te Laçi dhe Kukësi, duke fituar përvojë pranë stafeve teknike të klubeve me pretendime në Superiore. Karriera e tij përfshin edhe eksperienca te Valbona, Luzi dhe Tërbuni, skuadra ku ka treguar aftësi në menaxhimin e grupeve dhe zhvillimin e futbollistëve të rinj. “Flamurtari Football...
Burimi:
sot.com.al