Kërkonte 250 mijë euro patronazhim në muaj, Icardi “i then hundët” Wanda Narës në gjykatë
4 Qershor 2026 9:13 Alfred Lleshi Gjykata e Milanos ka rrëzuar kërkesën e Wanda Narës për një pagesë të përkohshme mirëmbajtjeje (patronazhimi) prej 250 mijë eurosh në muaj kundër Mauro Icardit, duke vlerësuar se ajo është tashmë financiarisht e pavarur. Me një urdhër të firmosur nga gjyqtarja Anna Cattaneo, autoriteti gjyqësor ka konstatuar se nuk ekzistojnë kushtet e urgjencës për dhënien e këtij përfitimi ekonomik, pasi gjendja pasurore dhe të ardhurat e modeles dhe menaxheres argjentinase janë aktualisht “shumë të favorshme”. Vendimi thekson se kërkuesja është e re, e kualifikuar profesionalisht dhe plotësisht e aftë të sigurojë të ardhura në mënyrë të pavarur. Kjo përputhet me argumentet dhe dokumentacionin e paraqitur nga avokatët e sulmuesit argjentinas, Valeria De Vellis dhe Raffaele Rigitano. Si pasojë, Mauro...
Burimi:
telesport.al