“Kemi parë gjëra që na kanë habitur shumë”, Laporte “ndez” ndeshjen me Argjentinën: Arbitri të bëjë punën

“Kemi parë gjëra që na kanë habitur shumë”, Laporte “ndez” ndeshjen me Argjentinën: Arbitri të bëjë punën

Në një intervistë të dhënë së fundmi, Aymeric Laporte ka lënë të kuptohet se Argjentina ka përfituar nga një tolerancë e arbitrave gjatë këtij Botërori, megjithëse nuk tha drejtpërdrejt se FIFA po e favorizon qëllimisht. “Nuk jam aspak i shqetësuar për agresivitetin në futboll. Nëse tolerohet dhe arbitri bën punën e tij, nuk kam problem me të. Është e vërtetë që në ndeshjet e fundit kemi parë gjëra që na kanë habitur shumë, veprime që kanë mbetur të pandëshkuara. Sidomos kundër Argjentinës, një skuadre që po lë shumë gjurmë. Kjo nuk duhet të lejohet në futboll, veçanërisht në gara kaq të rëndësishme, sepse mund të destabilizojë dhe të frustrojë. Është pjesë e punës së arbitrit të kontrollojë këto gjëra në mënyrë që të mos shfrytëzohen....