Teuta ‘shkelmon’ krizën, fiton ndaj Bylis, Kotobelli, gol dedikuar babait të tij

Teuta ‘shkelmon’ krizën, fiton ndaj Bylis, Kotobelli, gol dedikuar babait të tij

Teuta ‘shkelmon’ krizën dhe rikthehet të fitorja pas 10 ndeshjeve. Skuadra durrsake iu imponua Bylisit duke e mundur me rezultatin 2-1 duke marrë 3 pikë shumë të rëndësishme. Sfida nisi me shumë vrull teksa brenda 5 minutave të para të saj u shënuan 2 gola. Fillimisht ishin ballshiotët ata që shënuan me Markun që në minutën e 3 duke marrë avantazhin 1-0. Por 120 sekonda më vonë Teuta barazoi shifrat në 1-1 me Wotlai. Rastet nuk munguan në vijimin e ndeshjes nga të dyja skuadrat, por pjesa e parë u mbyll 1-1. Pas pushimit të ndeshjes, Teuta përmbysi rezultatin duke marrë avantazhin 2-1 falë golit të Kotobellit që ekzekutoi në mënyrë spektakolare një goditje dënimi, një gol që futbollisti ia dedikoi babait të tij që...