Sot Partizani-Tirana, përballen për herë të 211-të për të “komanduar” kryeqytetin
Mbrëmjen e sotme kryeqyteti do të ketë mundësinë të përjetojë përballjen e dy prej skuadrave më të mëdha të tij, për derbin historic të futbollit tonë, Partizani-Tirana. Një ndeshje që ka gjithçka brenda spektaklin, rivalitetin, emocionet, tensionet në fushën e lojës dhe në shkallët e tribunave, tifozeria e zjarrtë e të dyja skuadrave që gjithnjë dhuron koreografi spektakolare. Pavarësisht pozicioneve të skuadrave në fushën e lojës, kur vjen sfida në Derbi çdo gjë lihet mënjanë dhe diferencat zerohen admiruesit e futbollit mbajnë frymën për 90 minuta sfidë të rivalizuar nga fillimi deri në fund. Ky që do të luhet këtë mbërmje në Arenën Kombëtare do të jetë derbi i 211-të mes Partizanit dhe Tiranës, në 210 sfidat e mëparshme bilanci flet se Partizani ka 83...
Burimi:
top-channel.tv