Renditja/ Gjithçka vendoset javën e fundit. Egnatia, Elbasani dhe Vllaznia ende në garë, ja skenarët që i duhen çdo ekipi për t’u shpallur kampion
Edicioni aktual i Superiores po shkon drejt fundit me emocione të mëdha, ndërsa pas përfundimit të javës së dytë të fazës “Final 4”, tre skuadra vazhdojnë të kenë shanse reale për të fituar titullin kampion. Egnatia mban aktualisht vendin e parë falë avantazhit në ndeshjet direkte ndaj Elbasanit, edhe pse të dy ekipet kanë të njëjtin numër pikësh. Ndërkohë, edhe Vllaznia mbetet në garë për trofeun, megjithëse me një skenar më të ndërlikuar. Egnatia do të sigurojë matematikisht titullin nëse arrin të mposhtë Dinamon në ndeshjen e fundit. Kampionët mund të shpallen edhe me një barazim, por vetëm nëse Elbasani nuk arrin fitore ndaj Vllaznisë. Nga ana tjetër, Elbasani ka nevojë për triumf ndaj shkodranëve dhe një hap fals të Egnatias për të marrë kreun....
Burimi:
top-channel.tv