Nuk kanë fund problemet për Tiranën, veç rezultateve, FIFA e “fundos” më keq me bllokadën e re…
Tirana ka marrë një goditje të rëndë nga FIFA, e cila ka vendosur të ndalojë regjistrimin e lojtarëve të rinj për bardheblutë, që nga data 3 mars. Zakonisht vendime të tilla lidhen me pagat e papaguara ndaj ish-lojtarëve, të cilët zgjedhin të ndjekin çështjen në rrugë ligjore. Aktualisht, dy klube të Superiores janë të bllokuar: Tirana dhe Vllaznia. Ky vendim ndodh në një moment shumë të ndjeshëm për kryeqytetasit, të cilët ndodhen në vendin e parafundit dhe po luftojnë për mbijetesën në elitë. Megjithatë, merkato ka mbyllur dyert dhe Tirana ka siguruar lojtarët që kishte në plan të afronte. Fokusi i ekipit të Orges Shehit mbetet i gjithë në kampionat, ku të dielën bardheblutë do të presin në stadiumin “Selman Stërmasi” skuadrën e Elbasanit. Ky bllokim...
Burimi:
top-channel.tv