Nevil Dede merr drejtimin e Egnatia-s, pritet vetëm zyrtarizimi

Nevil Dede merr drejtimin e Egnatia-s, pritet vetëm zyrtarizimi

KF Egnatia ndau zyrtarisht rrugët me Edlir Tetovën, teknikun që drejtoi rrogozhinasit për afërsisht tre vite e gjysmë dhe i bëri kampionë të padiskutueshëm të futbollit shqiptar. Klubi konfirmoi ndarjen duke cituar gjendjen shëndetësore dhe stresin e vazhdueshëm të trajnerit durrsak si arsyen kryesore të vendimit, duke e falënderuar për kontributin e dhënë. Tetova la pas një trashëgimi të jashtëzakonshme: dy tituj kampioni në Abissnet Superiore, pjesëmarrje historike në kompeticionet europiane dhe pesë trofe gjithsej gjatë periudhës së tij në krye të skuadrës. Ishte ai që e transformoi Egnatian nga sfidues në dominues të padiskutueshëm të elitës shqiptare. Ndërkohë, “Top Channel” mëson se në stolin e kampionëve pritet të ulet Nevil Dede, me zyrtarizimin që pritet të bëhet paraditen e së hënës, pasi kanë mbetur...