Kupa e Shqipërisë/ Mes tensionit dhe protestave, Partizani fiton përballë Elbasanit në transfertë në 100 minuta
Mes kaosit dhe kontestimeve është mbyllur faza e ndeshjeve të para të çerekfinaleve të Kupës së Shqipërisë. Gjithçka ndodhi në ndeshjen e fundit mes Elbasanit dhe Partizanit ku rëndësia që i kishin dhënë të dyja skuadrat duelit i bën të kujdesshme ekipet për shumë minuta për të mos rrezikuar më tepër seç duhet. Dhe me një barazim 0-0 po shkonte drejt fundit ndeshja, kur në minutën e 89, Kasa ndalon në mënyrë të parregullt Skukën dhe për gjyqtarin ndërhyrja ishte jashtë zonës së rreptësisë, por pas verifikimit në VAR, u akordua penalltia që solli të gjithë shfryrjen e tensionit që mbarti takimi. Gjithsesi Skuka e shndërron në gol këtë 11-metërsh dhe pas rreth 100 minutash lojë takimi i parë i këtij çifti për fazën çerekfinale...
Burimi:
top-channel.tv