Kupa e Shqipërisë, Dinamo fiton derbin me Tiranën, i afrohet gjysmëfinales

Kupa e Shqipërisë, Dinamo fiton derbin me Tiranën, i afrohet gjysmëfinales

Dinamo i afrohet fazës gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë. Skuadra e Ilir Dajës arriti t’i imponohej Tiranës në ndeshjen derbi duke e mundur me rezultatin 2-0. Ishte një sfidë që u zhvillua në ‘Selman Stërmasi’ me Dinamon që ishte si skuadër udhëtuese. Pjesa e parë e kësaj sfide u mbyll me barazimin 0-0, ndërkohë që gjërat ndryshuan në pjesën e dytë. Në minutën e 75, Dinamo arriti të zhbllokojë rezultatin me Lorenco Vilën duke marrë kryesimin në 1-0. Në minutat shtesë të ndeshjes, të besuarit e Ilir Dajës mbyllën përfundimisht të gjitha llogaritë e kësaj përballjeje duke shënuar edhe golin e dytë me Dejvi Bregun për të arkivuar fitoren 2-0 për Dinamon që sheh t’i shfaqet në horizont gjysmëfinalja e Kupës së Shqipërisë teksa është...