Kategoria e Parë/ Skënderbeu rikthehet te suksesi, ndalet Laçi. Feston Pogradeci
Gjashtë ndeshjet e javës së 28-të në Kategorinë e Parë, prodhuan rezultate surprizë. Skënderbeu u rikthye te fitorja, duke mposhtur Besën minimalisht në transfertë. Falë këtij triumfi, korçarët thellojnë diferencën në krye me 3 pikë më shumë se Laçi i vendit të dytë. Kurbinasit u ndalën në barazim 1-1 nga Iliria në transfertë në një duel shumë të luftuar. Tashmë bardhezinjtë ndjejnë presionin e Pogradecit, që renditet në vendin e tretë me tre pikë më pak. Liqenorët morën fitore të pastër 3-0 ndaj Burrelit. Fitore jetike për Kukësin, që mposhti 0-2 Kastriotin dhe ngjitet në vendin e 10-tëm me 24 pikë, duke lënë pas Lushnjën dhe Luftëtarin. Këta të fundit, u mposhtën 1-0 nga Korabi dhe rrezikojnë rënien.
Burimi:
sot.com.al