Kategoria e Parë: Skënderbeu & Laçi rikthehen në “Abissnet Superiore”. Garë e fortë për mbijetesën

Kategoria e Parë: Skënderbeu & Laçi rikthehen në “Abissnet Superiore”. Garë e fortë për mbijetesën

Java e 31-të e kampionatit të Kategorisë së Parë ka dhënë verdiktet kryesore për sezonin, teksa Skënderbeu dhe Laçi kanë siguruar matematikisht ngjitjen në “Abissnet Superiore”, dy javë para përfundimit të kampionatit. Skuadra korçare mori një fitore të thellë 4-0 ndaj Kastriotit, duke u ngjitur në kuotën e 76 pikëve dhe duke vulosur rikthimin në elitën e futbollit shqiptar. Ndërkohë edhe Laçi triumfoi në përballjen direkte me Pogradecin me rezultatin 2-0, duke shkuar në 73 pikë dhe duke siguruar gjithashtu matematikisht rikthimin në “Abissnet Superiore”. Edhe pse Pogradeci ndodhet në vendin e tretë me 67 pikë, diferenca prej 6 pikësh me Laçin nuk mjafton për të ndryshuar renditjen, pasi skuadra kurbinase ka avantazhin në përballjet direkte mes dy ekipeve. Në ndeshjet e tjera të javës...