Kategoria e Parë mbyllet me derbin e Myzeqesë pa gola, ja si ndryshon renditja pas 19 javëve (foto)

Kategoria e Parë mbyllet me derbin e Myzeqesë pa gola, ja si ndryshon renditja pas 19 javëve (foto)

25 Janar 2026 16:47 Telesport Java e 19-të e Kategorisë së Parë dhuroi emocione, gola dhe rivalitet të fortë në të gjitha ndeshjet. Skuadrat kryesuese treguan forcë dhe vazhdimësi, duke arritur fitore të rëndësishme në transfertë. Skënderbeu u rikthye te suksesi pas barazimit të javës së kaluar, duke mposhtur Besën e Kavajës 3-2 në stadiumin “Luz i Vogël”, në një përballje të luftuar deri në fund. Laçi vijon serinë pozitive dhe regjistroi fitoren e pestë radhazi, duke triumfuar 2-1 ndaj Burrelit në “Liri Ballabani”, një sukses që e mban skuadrën në garë të fortë për objektivat sezonale. Fitore të rëndësishme arriti edhe Pogradeci, i cili triumfoi 4-2 ndaj Kastriotit në transfertë. Në takimet e tjera të javës, Korabi mposhti Ilirinë 2-1, ndërsa AF Luftëtari fitoi...