Kategoria e Parë: Mbyllet java e 22-të, Skënderbeu dhe Laçi me “marsh” Superioreje. Pogradeci nuk dorëzohet (tabela)
15 Shkurt 2026 16:18 Telesport Java e 22-të e kampionatit të Kategorisë së Parë prodhoi ndeshje emocionuese dhe shumë gola, me skuadrat e kreut që vazhdojnë garën e fortë për objektivat sezonalë. AF Luftëtari fitoi 2-1 ndaj Kastriotit, ndërsa Kukësi mundi 4-2 Korabin në një ndeshje të hapur dhe spektakolare. Skënderbeu mori një fitore të rëndësishme 3-2 ndaj Apolonisë, duke u rikthyer te suksesi pas barazimit të javës së kaluar dhe duke ruajtur vendin e parë me 51 pikë. Ndjekësi më i afërt, Laçi, vazhdon formën fantastike. Bardhezinjtë mposhtën 2-1 Besën dhe regjistruan fitoren e tetë radhazi, duke shkuar në kuotën e 48 pikëve dhe duke mbajtur presionin maksimal ndaj kryesuesve. Në vendin e tretë qëndron Pogradeci që triumfoi sot2-0 ndaj Burrelit dhe ngjitet në...
Burimi:
telesport.al