Kategoria e Parë/ Java e 20-të luhet e ndarë në tre ditë, Skënderbeu përballet me Kastriotin, Laçi pret AF Luftëtarin
Java e 20-të e Kategorisë së Parë do të zhvillohet e ndarë në tre ditë dhe pritet të sjellë ndeshje interesante në garën për objektivat sezonale. Java nis të premten me sfidën mes Skënderbeut dhe Kastriotit, që do të luhet në stadiumin “Skënderbeu” në orën 13:30. Korçarët kryesojnë kampionatin me 44 pikë dhe synojnë të vijojnë serinë pozitive me në tjetër fitore. Katër takimet e tjera të javës së 20-të janë programuar për të shtunën, të gjitha në orën 13:30. Laçi, që renditet në vendin e dytë, pret në shtëpi AF Luftëtarin. Bardhezinjtë po kalojnë një formë shumë të mirë, me pesë fitore radhazi në pesë ndeshjet e fundit, dhe do të kërkojnë fitoren e radhës para tifozëve të tyre. Në “Kukës Arena”, Kukësi përballet...
Burimi:
gijotina.com