Kategoria e Parë/ Java 25 e gjitha të shtunën, spikat Skënderbeu-Lushnja
Kategoria Superiore vijon me ndeshjet e saj normalisht, por tashmë në prag të mbylljes së fazës së tretë dhe nisjes së fazës së katërt e të fundit të kampionatit të rregullt, para se të luhen duelet vendimtare për titull në “Final Four”. Ndërkohë, ethet e garës kanë mbërthyer edhe klubet e Kategorisë së Parë. Kështu, java e 25-të e kampionatit Kategoria e Parë do të luhet e gjitha të shtunën, më 7 mars, në orën 14:00. Skënderbeu do të përballet me Lushnjën në stadiumin “Skënderbeu”, ndërsa Laçi pret në shtëpi Apoloninë. Në stadiumin “Gjorgji Kyçyku”, Pogradeci do të luajë ndaj Korabit, ndërsa Kastrioti do të përballet me Besën në stadiumin “Redi Maloku”. Në “Liri Ballabani”, Burreli pret Ilirinë, ndërsa në stadiumin “Kukës Arena”, Kukësi do...
Burimi:
sot.com.al