Kategoria e Parë: Fitojnë tri ekipet pretendente, Kukësi “djersit” Skënderbeun në Korçë
21 Shkurt 2026 18:45 Telesport Janë luajtur ditën e sotme 3 ndeshje në Kategorinë e Parë, të vlefshme për javën e 23-të. Laçi fitoi 2-1 ndaj Luftëtarit. Për kurbinasit shënuan Olsi Myrta në minutëne 10-të dhe Sandër Kalaj në minutën e 70-të. Gjirokastritët ngushtuan shifrat me golin e Ardit Ziaj në shtesë. Pogradeci ka bërë detyrën në shtëpi duke mposhtur 3-1 Lushnjën me golat e Kristian Preknicaj dhe dopietën e nigerianit Freeman Pius. Për lushnjarët shënoi golin e nderit veterani Mikel Canka. Në Korçë, Skënderbeu ka “djerisitur” shumë duke fituar vetëm në fund 2-1 ndaj Kukësit. I zakonshmi Saleh Nasr zhbllokoi shifrat në minutën e 7-të. Birçaj barazoi për verilindorët në minutën e 82-të, ndërsa në minutën shtesë Shaqe shënoi me kokë pas krosimit nga...
Burimi:
telesport.al