Kategoria e Dytë: Oriku shpallet kampion i Grupit B dhe siguron biletën për në të Parën
19 Prill 2026 16:42 Telesport Oriku është shpallur ekipi kampion i Grupit B në Kategorinë e Dytë, duke siguruar edhe ngjitjen në Kategorinë e Parë për sezonin e ardhshëm. Oriku siguroi vendin e parë në javën e fundit të kampionatit, pasi fitoi 3-0 ndaj Butrintit në ndeshjen vendimtare. Me këtë sukses, Oriku e mbylli sezonin në krye të renditjes me 46 pikë, duke lënë pas pikërisht Butrintin me 44 pikë. Pas përfundimit të takimit u organizua edhe ceremonia e dorëzimit të trofeut për ekipin kampion të Grupit B. Kupa iu dorëzua skuadrës së Orikut nga Zëvendëspresidenti i FSHF-së, Geri Çipi. Me këtë sukses, Oriku do të garojë në sezonin e ardhshëm në Kategorinë e Par
Burimi:
telesport.al