Kategoria e Dytë: Ja dy finalet e play-offit për grupin A dhe grupin B. Këlcyra siguron mbijetesën

Kategoria e Dytë: Ja dy finalet e play-offit për grupin A dhe grupin B. Këlcyra siguron mbijetesën

27 Prill 2026 18:14 Telesport anë zhvilluar gjatë fundjavës dhe këtë të hënë ndeshjet e fazës play-off dhe play-out në Kategorinë e Dytë, duke përcaktuar edhe çiftet finaliste në të dy grupet. Në grupin A, finalja e play-off-it do të luhet mes Sopotit dhe Shirokës. Sopoti siguroi kualifikimin pas fitores 3-1 ndaj Tërbunit, ndërsa Shiroka triumfoi 2-1 përballë Erzenit. Në grupin B, në finale do të përballen Bylis B dhe Butrinti. Bylis B fitoi 3-2 ndaj Partizanit B, ndërsa Butrinti kaloi me rezultatin 2-0 Maliqin. Në fazën play-out, Këlcyra siguroi qëndrimin në Kategorinë e Dytë pas fitores së thellë 5-1 ndaj Adriatikut. Ndeshjet Play-off 2025/2026 Grupi A Sopoti 3-1 TërbuniShiroka 2-1 Erzeni Grupi B Bylis 3-2 Partizani BButrinti 2-0 Maliqi Ndeshja play-out 2025/2026Adriatiku 1-5 Këlcyra