Kaos te Lazio/ Përplasje trajner-president, Sarri në “ajër”
Situata aktuale te Lazio po konsiderohet ndër më të ndërlikuarat e viteve të fundit, me marrëdhënien mes trajnerit Maurizio Sarri dhe presidentit Klaudio Lotito që ndodhet në një fazë të tensionuar. Raportet mes palëve janë në nivele minimale dhe zhvillimet e fundit kanë lënë të hapur çdo skenar për të ardhmen e klubit. Në qendrën stërvitore është zhvilluar një takim mes drejtuesve dhe stafit teknik, por ky takim nuk ka ndryshuar thelbin e problemit. Sarri vazhdon të gjendet në një situatë ku duhet të menaxhojë një skuadër mbi të cilën nuk ka pasur mundësi të ndërhyjë gjatë verës, për shkak të bllokimit të merkatos që ka prekur klubin. Edhe tani, kur ekziston mundësia që presidenti të investojë në merkato, trajneri nuk ka garanci se do...
Burimi:
sot.com.al