Kaos në klubin italian… Burri shkarkon gruan presidente, përplasje totale dhe gjyqi në horizont
28 Mars 2026 12:09 Alfred Lleshi Te Prato po ndodh një tërmet i vërtetë në klub, që shtrihet përtej futbollit, madje shkon në plan familjar dhe gjyqësor. Pronari i klubit, Antonio Politano, vendosi të shkarkojë gruan e tij, Asmaa Gacem, deri tani presidente e klubit toskan në Serie D. Vendimi ndezi menjëherë polemika, duke kthyer ndryshimin drejtues në një çështje personale dhe ligjore. Gacem nuk e pranoi masën dhe reagoi ashpër, duke paralajmëruar veprime ligjore. “Shihemi në gjyq”, – tha ajo, duke kontestuar ligjshmërinë e largimit pa një shkak të drejtë nga presidenca dhe hedhur poshtë çdo motivim sportiv apo menaxherial. Nga ana e saj, drejtimi i ri i klubit mohon akuzat, duke argumentuar se ndryshimi u bë për shkak të menaxhimit dhe nevojës për...
Burimi:
telesport.al