Kaos në Gjermani, tifozi hyn në fushë dhe shkëput kabllon e VAR-it

Kaos në Gjermani, tifozi hyn në fushë dhe shkëput kabllon e VAR-it

9 Mars 2026 13:36 Alfred Lleshi Një episod i pabesueshëm ndodhi në ndeshjen e divizionit të dytë gjerman mes Preußen Münster dhe Hertha BSC. Një tifoz hyri në fushë dhe shkëputi kabllon e monitorit të VAR-it, duke e bërë të pamundur për arbitrin të rishikonte aksionin. Arbitri Felix Bickel ishte thirrur te monitori për të vlerësuar një penallti, por pajisja ishte sabotuar nga një spektator me fytyrë të mbuluar. Vendimi u mor drejtpërdrejt nga VAR-i, Katrin Rafalski, që ia komunikoi arbitrit në fushë. Bickel më pas akordoi penalltinë, e cila u shndërrua në gol nga Hertha. Në një deklaratë zyrtare, klubi i Preußen Münster shprehu “keqardhje për incidentin” dhe konfirmoi: “Një spektator hyri ilegalisht në fushë dhe shkëputi kabllon e pajisjes teknike”. Klubi theksoi se...