Kane, Olise dhe Luis Díaz “tronditin” BBC-në e famshme të Real Madridit

Kane, Olise dhe Luis Díaz “tronditin” BBC-në e famshme të Real Madridit

PSG dhe Bayern e kthyen gjysmëfinalen e parë të Champions-it (5-4) në “reklamë për futbollin”. Një spektakël golash, tashmë gjysmëfinalja me më shumë gola (9) në historinë e kompeticionit, ku shkëlqeu treshja më produktive në Europë. Harry Kane (që dha edhe një asist), Michael Olise dhe Luis Díaz nuk gabuan me gol në “Parc des Princes”. Tre gola, nga një secili, që i çuan në nivelin e ‘BBC’. Anglezi (54), kolumbiani (26) dhe francezi (20) barazuan kuotën e 100 golave (pa asistet) të CR7 (61), Benzema (22) dhe Bale (17) te Real Madridi më 2014-15, si dhe Messi (38), Eto’o (36) dhe Henry (26) te Barcelona më 2008-09. Në pritje të kthimit ndaj PSG, treshja më golashënuese në historinë e Bayernit, duke lënë pas 92...