Kanadaja humbet por kalon për herë të parë grupet, Bosnja pret me ankth për të shkruar historinë

Kanadaja humbet por kalon për herë të parë grupet, Bosnja pret me ankth për të shkruar historinë

Grupi B ka marrë pamjen e tij përfundimtare. Zvica ka mposhturn Kanadanë me shifrat 2-1 dhe e ka përfunduar grupin në vendin e parë. Por pavarësisht humbjes, edhe Kanadaja ka siguruar një biletë për fazën me eleminim të drejtpërdrejtë. Kanadaja u rendit e dyta në grup, duke siguruar kështu kualifikimin për herë të parë në historinë e saj. Ndërkohë në krahun tjetër Bosnja ka mposhtur Katarin me shifrat 3-1. Kjo fitore e rendit skuadrën ballkanike në vendin e 3-të në grupin B me 4 pikë të grumbulluara. Tashmë boshnjakët do të presin me ankth përfundimin e të gjitha ndeshjeve në grupet e tjera, për t? mësuar nëse do të kualifikohet më tej si një prej ekipeve më të mira të renditura në vendin e 3-të./Sport...