Kampionët e Oklahoma turpërohen në shtëpi, Denver e Clippers fitojnë në frymën e fundit
Humbja e dytë radhazi për skuadrën kampione të Oklahoma, që në fushën e saj u mund 124-97 nga Charlotte. Një rezultat befasues, me miqtë që diktuan në parket dhe fituan falë 28 pikëve të Brandon Miller. Në Konferencën e Lindjes, në vendin e parë qëndron Detroit, që mundi 121-90 New York. Për vendasit u dallua Cunningham me 29 pikë. Fiton edhe ekipi i Boston, që falë 27 pikëve të Simons mposhti 115-101 Chicago. Fitore në sekondat e fundit për Clippers, që mposhtën 103-102 Golden State. Curry realizoi 27 pikë por që s’mjaftuan, ndërsa për vendasit u dallua Leonard me 24 pikë. Houston, falë 26 pikëve të Durant, mundën 100-97 Phoenix. Pas kohës shtesë triumfon Denver, që mposhti 125-214 Philadelphia, sfidë ku diferencën e bëri Pickett...
Burimi:
telesport.al