Kalvari i Lamela, la futbollin dhe vendosi protezë në ijë: Tani shpresoj të jetoj pa dhimbje

Kalvari i Lamela, la futbollin dhe vendosi protezë në ijë: Tani shpresoj të jetoj pa dhimbje

2 Maj 2026 9:20 Alfred Lleshi Erik Lamela u tërhoq nga futbolli një vit më parë, në moshën 33-vjeçare, për shkak të një problemi serioz në ijë që i vështirësonte edhe aktivitetet e përditshme. Stërvitja ishte bërë e pamundur dhe gjendja shëndetësore nuk i lejoi ta mbyllte karrierën siç e kishte imagjinuar. Tani, ai ka ndërmarrë hapin e parë për ta përmirësuar jetën e tij; një operacion në ijë që mund t’ia lehtësojë dhimbjet. Vendimi për t’u tërhequr nga futbolli erdhi për shkak të konsumimit të kërcit dhe artrozës së avancuar. “Për 5 vite kam marrë pilula para çdo ndeshjeje për të luajtur në kushtet më të mira”, – kishte rrëfyer ai. Un poco dolorido pero con mi nueva cadera , esperemos que esta prótesis...