Kaladze: Futa mik presidentin Berlusconi te Putini për të ndaluar luftën në Gjeorgji

Kaladze: Futa mik presidentin Berlusconi te Putini për të ndaluar luftën në Gjeorgji

12 Shkurt 2026 10:50 Alfred Lleshi Kakhaber Kaladze, dy herë fitues i Champions-it me Milanin, u rrëfye për “Gazzetta dello Sport”: “Ky i sotmi nuk është më ekipi im, nuk është më Silvio Berlusconi”. Sipas gjeorgjianit, në kohën e tij, Serie A ishte kampionati më i fortë në Europë, ndërsa sot ka më pak cilësi teknike. Kaladze e ndien mungesën e Milanit në elitën europiane: “Si mund të mos më bëjë efekt? Ndeshja e fundit e grupit ishte spektakël, por në një moment i thashë vetes: Mungon diçka. Dhe ajo diçka ishte Milani”. Ai i jep të drejtë Allegrit që thotë se rikthimi në Champions është detyrim. 47-vjeçari, tashmë i përfshirë në politikë, tregoi një episod me Berlusconi: “Më 2008 kishte luftë në Gjeorgji, situatë...