Kahn paralajmëron: 90 minuta në “Bernabéu” janë shkatërruese, atmosfera shumë më intense se në Barcelonë
4 Prill 2026 13:06 Alfred Lleshi Oliver Kahn di çfarë do të thotë të luash në “Santiago Bernabéu”. Legjenda e Bayern Munich, 56 vjeç, ka përjetuar nga afër vështirësitë e një ndeshjeje kundër Real Madridit, sidomos në stadiumin “Bernabeu”. Ai foli për pafundësinë dhe intensitetin e ndeshjes në një bisedë mbi duelin e Champions League, që do të zhvillohet këtë të martë. “90 minuta në “Bernabéu” janë më lodhëse se kudo tjetër, – deklaroi për “Süddeutsche Zeitung”. – Atmosfera në Madrid është shumë më intensive se në Barcelonë, ndjen se gjithçka të shtyn poshtë. Atmosfera mund të jetë frikësuese. Tani, me tavanin e mbyllur, kjo ndihet edhe më shumë”. Në vitin 2000, Kahn ishte pjesë e Bayern Munich që u bë ekipi i parë gjerman,...
Burimi:
telesport.al