Ka operuar 11 lojtarë të Real Madridit, eksperti i mjekësisë tregon nëse Mbappe rrezikon pjesën e mbetur të sezonit dhe Botërorin

Ka operuar 11 lojtarë të Real Madridit, eksperti i mjekësisë tregon nëse Mbappe rrezikon pjesën e mbetur të sezonit dhe Botërorin

5 Mars 2026 21:24 Telesport Kylian Mbappe nuk i ka pasur aspak mirë punët me dëmtimet këtë sezon, e sidomos me kofshën e këmbës së majtë. Për dëmtimin e fundit të Mbappe, është përfolur shumë këto ditë se francezi mund të mungojë më gjatë nga sa mendohej si dhe rrezikon Kupën e Botës. Për të qetësuar tifozët e Real Madridit dhe ata të Francës, ka menduar eksperti i mjekësisë sportive, Dr. Pedro Luis Ripoll, i cili ka operuar në klinikën e tij 11 lojtarë madrilenë. “Për të filluar, dua të sqaroj dy gjëra. Së pari, dëmtimi nuk është serioz: është një dëmtim ligamentoz në cepin posterolateral të gjurit, duke përfshirë ligamentin kolateral lateral, ligamentin kryqëzor posterior… Nuk është një dëmtim serioz. Së dyti, trajtimi i...