“Juventusit i duhet një ‘9’ i madh. Lewandowski? Më mirë Osimhen ose Gabriel Jesus”
28 Prill 2026 11:28 Alfred Lleshi Fabrizio Ravanelli ka folur për situatën e Juventusit dhe nevojën e një sulmuesi të nivelit të lartë, duke komentuar edhe të ardhmen e Dusan Vlahovic. Sipas tij, shumë do të varet nga zgjedhjet e Spalletti, Chiellini dhe Comolli, si dhe nga mënyra e lojës: “Vlahovic mund të ndihmojë, por duhet edhe diçka tjetër për të luftuar në të gjitha frontet”. Ai theksoi: “Juventusi historikisht ka pasur gjithmonë konkurrencë në sulm, ndaj i duhet patjetër një numër 9 që bën diferencën”. Për Robert Lewandowski ishte skeptik: “Do të ishte një mesazh i gabuar për tifozët dhe projektin e klubit. Do të ishte një hap mbrapa”. Sipas tij, edhe pse polaku është “fuoriclasse”, në moshën 37 vjeç “nuk përputhet me nevojën...
Burimi:
telesport.al