Juventusi nuk heq dorë nga ish-sulmuesi i vet. Spalletti e do patjetër, këmbëngul Comolli

Juventusi nuk heq dorë nga ish-sulmuesi i vet. Spalletti e do patjetër, këmbëngul Comolli

29 Janar 2026 13:06 Alfred Lleshi Shumë emra qarkullojnë, por objektivi i vërtetë i Juventusit për sulmin mbetet rikthimi i Kolo Muani në Torino. Luciano Spalletti e vlerëson profilin e tij, ndërsa Comolli ka përshpejtuar ndjeshëm tratativën për sulmuesin francez. Trajneri bardhezi kërkon një “numër 9”, edhe pse David po integrohet gradualisht. Me Vlahovic dhe Milik jashtë dhe me Openda që nuk bind, afrimi i një sulmuesi të rëndësishëm është i domosdoshëm për të mbyllur sezonin në nivel. Kolo Muani ofron alternativa: mund të alternohet me David, ose të luajë krah tij kundër skuadrave të mbyllura. Ai njeh ambientin, mbron topin, ndihmon shokët dhe është i rrezikshëm në zonë, sidomos në lojën ajrore. Sipas “Tuttosport”, Juve po shfrytëzon vështirësitë e lojtarit te Tottenham. Ka pasur një...