Juventus e nis vrullshëm, por mjaftohet me vetëm 1 gol ndaj Lecce-s. Vlahovic shënon golin e tretë më të shpejtë në 20 vitet e fundit (video)
9 Maj 2026 22:41 Telesport Edhe pse e nisi vrullshëm duke shënuar që në sekondën e 12-të, Juventus ka fituar me rezultatin e ngushtë 0-1 ndaj Lecce-s. Në tansfertën që u luajt në “Via del Mare”, bardhezinjtë gjetën golin që në sekondën e 12-të me Dusan Vlahovic. Sulmuesi serb u tregua i saktë, pas një topi të futur në zonë nga Andrea Cambiaso. Ky është goli i tretë më i shpejtë në dy dekadat e fundit në Serie A. Vendi i parë mbahet nga Rafael Leao pas gjashtë sekondash lojë dhe vendi i dytë nga Hirving Lozano pas nëntë sekondash lojë. Në minutën e 5-të, Juventus i afrohet golit të dytë, por goditja e Francisco Conceicao ndalet në shtyllën e djathtë. Minutat në vazhdim ishin...
Burimi:
telesport.al