Juventus drejt shpëtimit nga “makthi” Thiago Motta. Trajneri italian gati t’u japë fund pushimeve. Aventura e re do të jetë në Ligue 1
10 Maj 2026 20:37 Telesport Që pas shkarkimit nga stoli i Juventusit në muajin mars të vitit të kaluar, Thiago Motta ka refuzuar të gjitha ofertat e mundshme që ka pasur dhe ka vendosur të shijojë më së miri këtë periudhë pushimesh, duke ditur që është nën kontratë me bardhezinjtë deri në qershor të vitit 2027 dhe rroga vazhdon normalisht. Por, mesa duket italiani është gati t’i japë fund pushimeve dhe të rikthehet në aksion. Sipas FootMercato, Thiago Motta është kandidati kryesor për të marrë drejtimin e Lille për sezonin e ri. Presidenti i Lille, Olivier Létang, është një “fans” i madh i italianit dhe ka krijuar lidhje të forta me të që kur ishin të dy pjesë e PSG-së. Stafi i Motta-s ka gjithashtu...
Burimi:
telesport.al