Juventus bën “bingo”. Siguron një super përforcim nga rivalët, me kosto zero

Juventus bën “bingo”. Siguron një super përforcim nga rivalët, me kosto zero

16 Korrik 2026 21:05 Telesport Pavarësisht se fillimisht Zeki Çelik kishte rënë parimisht dakord me Romën për të rinovuar kontratën, e cila skadoi në qershor të këtij viti, turku do të transferohet te Juventus. Fabrizio Romano kinfirmon lëvizjen e bujshme, sipas të cilit mbrojtësi turk ka qenë i pranishëm sot në Torino për të finalizuar marrëveshjen. 29-vjeçari turk ishte titullar i padiskutueshëm për Romën në sezonin e kaluar, ndaj te Juventus janë të bindur që kanë bërë një goditje të mirë në merkato, aq më tepër që nuk do të paguajnë asnjë kosto për kartonin e tij.