Juve-Vlahovic, takim dhe ndjesi pozitive. Javët e ardhshme, vendimtare për rinovimin

Juve-Vlahovic, takim dhe ndjesi pozitive. Javët e ardhshme, vendimtare për rinovimin

3 Mars 2026 7:52 Alfred Lleshi Juve-Vlahovic, ende bashkë? Nuk është më një skenar i pamundur, siç dukej vetëm pak muaj më parë. Palët janë afruar vazhdimisht kohët e fundit, pikërisht gjatë periudhës kur sulmuesi serb qëndroi jashtë për shkak të dëmtimit në aduktorin e majtë. Tani që rikthimi në fushë po afrohet (mund të jetë në stol kundër Pisa ose Udinese), edhe mundësia e rinovimit nuk duket më e largët. Me kontratën që skadon në qershor 2026, drejtuesit bardhezinj dhe përfaqësuesit e lojtarit kanë nisur një dialog pozitiv. Fillimisht Chiellini hapi derën për një tratativë të re, më pas erdhi takimi i javës së kaluar, pas eliminimit nga Champions League. Ka një hapje të rëndësishme nga të dyja palët, por dëshira duhet të përkthehet në marrëveshje...