Junajtid shkarkon trajnerin Amorim, por pritet të paguajë shuma të mëdha për zgjidhjen e kontratës
Adriatik BALLA Ashtu siç pritej prej së dielës pasdite, Mançester Junajtid ka vendosur që ta shkarkojë Ruben Amorimin nga posti i trajnerit. Shkarkimi i Amorimit vjen pas barazimit 1:1 të Junajtid të dielën ndaj Lids Junajtid. “Djajtë e Kuq” nuk janë në formën më të mirë këtë edicion në Premier League. Kanë 31 pikë në pozitën e gjashtë. Ish-mesfushori i Junajtid, Darren Fletçer, do të marrë drejtimin e ekipit në mënyrë të përkohshme. “Me Mançester Junajtid që renditet në vendin e gjashtë në Premier League, udhëheqja e klubit ka marrë vendimin se është koha e duhur për të bërë një ndryshim. Kjo do t’i japë ekipit mundësinë më të mirë për një përfundim sa më të lartë në Premier League. Klubi dëshiron ta falënderojë Rubenin...
Burimi:
sot.com.al