Joshua mposht Prenga në sfidën e zhvilluar në Jeddah, britaniku fiton me KO në raundin e dytë

Joshua mposht Prenga në sfidën e zhvilluar në Jeddah, britaniku fiton me KO në raundin e dytë

Boksieri britanik Anthony Joshua fitoi me KO në raundin e dytë duelin ndaj shqiptarit Kristian Prenga, sfidë e zhvilluar në Jeddah të Arabisë Saudite. Ish-kampioni i botës në peshën e rëndë arriti të hedhë në tapet Prenga, në një duel që zgjati më pak se 6 minuta. Një duel që u ndal në momentin më të mirë për boksierin shqiptar, që në raundin e parë e hodhi dy herë në tapet Joshua. Por në raundin e dytë sfida ndryshoi totalisht kah dhe disa goditje të forta të britanikut hodhën KO  boksierin shqiptar, që nuk u ngrit dot. Në raundin e parë, Prenga befasoi të gjithë me goditjet e tij, duke e hedhur dy herë në tapet Joshua, por duket se kjo nuk mjaftoi. Britaniku mori...