Joshua firmos kontratën për duelin me Fury, sfida në fund të vitit, Dua Lipa do të këndojë në ring

Joshua firmos kontratën për duelin me Fury, sfida në fund të vitit, Dua Lipa do të këndojë në ring

Dueli mes dy boksierëve britanikë Tyson Fury dhe Anthony Joshua, dy ish-kampionët e botës në peshat e rënda, është nënshkruar, vulosur dhe dorëzuar. Ajo do të zhvillohet në fund të këtij viti. Ai që ka konfirmuar gjithçka është Eddie Hearn, menaxheri dhe promotori I Joshua: “E nënshkruar, e vulosur dhe e dorëzuar! AJ kundër Fury do të zhvillohet!”. Së pari, Joshua ka një ndeshje rikthimi më 25 korrik në Arabinë Saudite, ku do të përballet me shqiptarin Kristian Prenga. Më pas do të përballet me Fury në fund të këtij viti, sfidën e tyre të shumëpritur nga britanikët dhe më gjerë. Hearn e përshkroi këtë marrëveshje si: “Punën më të madhe që kemi bërë ndonjëherë, por më e rëndësishmja, atë që kemi dashur gjithmonë. Viti...