Jonathan David nuk po bind te Juventus, megjithatë e duan 4 klube të njohura në Premier League
19 Janar 2026 16:58 Telesport Jonathan David pritej të ishte lideri i Juventusit këtë sezon. Sulmuesi kanadaz i transferuar verën e kaluar si lojtar i lirë nga Lille, por me rrogën më të madhe aktualisht te Juventus, po rezulton një dështim i vërtetë. Kanadezi ka shënuar 5 gola në 27 ndeshje në të gjitha kompeticionet, duke qenë shumë larg pritshmërive ndaj tij. Megjithatë, pavarësisht se në Serie A nuk po bind, sulmuesin kanadez e duan në Premier League. “Sports Illustrated” zbulon se Manchester United, Newcastle, Tottenham dhe Wolves e kanë në radarin e tyre sulmuesin kanadez. Gjithsesi, për momentin te Juventus nuk po mendojnë largimin e David, të paktën gjatë merkatos së janarit. Por, situata mund të ndryshojë në verë, duke ditur që Juventus nuk...
Burimi:
telesport.al