John Obi Mikel propozon një blerje big për Chelsea: Ai i ka të gjitha

John Obi Mikel propozon një blerje big për Chelsea: Ai i ka të gjitha

15 Shkurt 2026 12:11 Telesport Ish-mesfushori i Chelsea, John Obi Mikel, ka bërë thirrje publike për përforcime në repartin ofensiv të klubit londinez, duke sugjeruar afrimin e sulmuesit nigerian Victor Osimhen, i cili aktualisht aktivizohet te Galatasaray. Pavarësisht investimeve të konsiderueshme gjatë merkatos së verës së kaluar, reparti sulmues i “Bluve” nuk ka dhënë rendimentin e pritur. Sipas Obi Mikel, skuadra ka nevojë për një sulmues me eksperiencë, personalitet dhe aftësi për të bërë diferencën në ndeshjet e mëdha. “Victor Osimhen. Ai mund ta zgjasë lojën, mund të vrapojë nga mbrapa, mund të shënojë gola, mund të bëjë gjithçka”, u shpreh ish-mesfushori nigerian. Osimhen konsiderohet si një nga sulmuesit më të kompletuar në Evropë.