Jo vetëm Real Madrid, betejë trepalëshe për Enzo Fernandez. Argjentinasi mund të behet “tradhtari” më i madh te “Blutë”
7 Maj 2026 18:42 Telesport Sezoni aktual ka qenë më i vështiri për Chelsea-n të paktën në 25 vitet e fundit. “Blutë” pritet të pësojnë shumë ndryshime gjatë verës, ku do të ketë afrime të reja, por edhe sigurisht shumë largime. Një nga lëvizjet më të befasishme mund të jetë largimi i Enzo Fernandez, i cili ka pasur një sezon me shumë luhatje, ku nuk kanë munguar kritikat e vazhdueshme ndaj tij. Fernandez ka shënuar 13 gola dhe ka dhënë 6 asiste këtë sezon. Përveç interesimit të vazhdueshëm të Real Madridit ndaj tij, për Enzo Fernandez janë në garë edhe dy rivalët kryesorë të “Bluve”, Arsenal dhe Manchester City. 25-vjeçari argjentinas do të mirëpritej krahëhapur si nga Pep Guardiola te City ashtu edhe nga Mikel...
Burimi:
telesport.al