Burimi:
telesport.al
Foto © telesport.al
Jo vetëm Lara Colturi, Shqipëria me 4 sportistë në olimpiadën dimërore “Milano-Cortina 2026”
7 Janar 2026 9:59 Telesport Më datën 6 shkurt, në Itali do të nisin Lojërat Olimpike Dimërore “Milano-Cortina 2026” (deri më 22 shkurt). Ky do ty jetë edicioni i 25-të dhe në këtë event të madh olimpik do të përfaqësohet edhe Shqipëria. Vendi ynë ka disa edicione radhazi që merr pjesë, por ky do të jetë më i rëndësishmi për ngjyrat kuqezi. Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSH) ka konfirmuar sot se Shqipëria do të përfaqësohet me 4 sportistë. Ata janë: Lara Colturi, Samire Dauti, Lisa Brunga dhe Denis Xhepa, të gjithë në garat e skive alpine. Sportistë që kanë arritur të sigurojnë kualifikimin në Olimpiadë falë pikëzimit dhe paraqitjeve të tyre në garat e fundit. Natyrisht që shpresat më të mëdha për medalje janë te...