Jo vetëm Bastoni, Barcelona kërkon edhe yllin tjetër të Interit. Në garë është edhe Liverpool

Jo vetëm Bastoni, Barcelona kërkon edhe yllin tjetër të Interit. Në garë është edhe Liverpool

25 Maj 2026 20:03 Telesport Jules Kounde pritet të jetë një nga largimet e mëdha nga Barcelona gjatë merkatos së verës. Francezi pritet të transferohet në Premier League, me shumë mundësi te Man. United. Shifra e transferimit mendohet të jetë 70-80 milionë euro. Në anën tjetër, drejtuesit e Barcelonës kanë piketuar që tani zëvendësuesin e Kounde për krahun e djathtë. Bëhet fjalë për Denzel Dumfries, i cili është përmendur edhe më parë për një transferim të mundshëm te katalanasit. Sipas Sport, drejtuesit e Barcelonës janë takuar së fundmi me agjentët e mbrojtësit holandez dhe kanë rënë dakord për kushtet personale. Denzel do të transferohet te Barcelona, vetëm nëse do të shitet Kounde. Për holandezin e Interit nuk interesohet vetëm Barcelona, por edhe Liverpool. Arne Slot...