Jo një, por dy super përforcime nga PL për mesfushën. Real Madrid me plan të bujshëm në merkato
8 Mars 2026 17:50 Telesport Pas refuzimit të Vitinha-s, i cili pak ditë më parë shprehu publikisht dashurinë ndaj PSG-së dhe deklaroi se nuk e mendon largimin nga francezët, Real Madrid është fokusuar totalisht në Premier League për të forcuar mesfushën. “The Sun” zbulon se “Los Blancos” kanë dy objektiva kryesore: Sandro Tonali dhe Alexis Mac Allister. Italiani po bën një sezon fantastik te Newcastle dhe ka tërhequr vëmendjen e shumë klubeve të mëdha brenda Premier League dhe jo vetëm. Drejtuesit e Real Madridit besojnë se italiani, duke ditur edhe moshën e tij të re, do të ishte një përforcim ideal për mesfushën. Emri i dytë është ai i Alexis Mac Allister. Babai i argjentinasit ka nxitur edhe më shumë spekulimet me një deklaratë të...
Burimi:
telesport.al