Javë vendimtare, Interi kryesues në Serie A tenton misionin e vështirë ndaj Dortmund

Javë vendimtare, Interi kryesues në Serie A tenton misionin e vështirë ndaj Dortmund

Interi shfrytëzon momentin pozitiv në kampionat dhe nis javën vendimtare të sezonit mes qetësisë dhe ambicies. Pas fitores ndaj Pisës, skuadra e Cristian Chivut ka patur dy ditë pushim për të rikarikuar energjitë, përpara sfidës së Champions League kundër Borussia Dortmund. Zikaltrit kryesojnë renditjen me një mini-arratisje të rëndësishme: +5 pikë ndaj Milanit dhe +9 ndaj Romës dhe Napolit, kampionë në fuqi. Që nga humbja në Napoli më 25 tetor, Interi ka regjistruar 12 fitore, një humbje dhe një barazim, duke ndërtuar një avantazh të ndjeshëm ndaj rivalëve direktë. Në javën e 22-të të kampionatit, vetëm Interi i Simone Inzaghit i sezonit të “yllit të dytë” kishte grumbulluar më shumë pikë. Në kampionat, Interin e presin transfertat ndaj Cremoneses dhe Sassuolos, të shoqëruara nga çerekfinalja...