Java e fundit e Abissnet Superiore, mbyllen pjesët e para: Vllaznia në krye, Teuta në Kategorinë e Parë. Vora në play-out

Java e fundit e Abissnet Superiore, mbyllen pjesët e para: Vllaznia në krye, Teuta në Kategorinë e Parë. Vora në play-out

Luhet sot java e fundit e Abissnet Superiore për këtë sezon. Tashmë dihen 4 ekipet që do të jenë pjesë e “Final Four”. Gjithashtu, dihet që Falmurtari do të luajë në Kategorinë e Parë për sezonin e ardhshëm. Dy engimat e vetme që do mësohen sot janë, ekipi që do t’i bashkohet vlonjatëve një kategori më poshtë dhe ekipi që do të shkojë në play-out. Pjesët e para kanë dhuruar gol dhe janë mbyllur me këto rezultate. Në “Elbasan Arena”, Tirana është duke kryesuar 0-1, falë supergolit të sllovakut Patrik Myslovic në minutën e 7-të. Në “Niko Dovana”, pjesa e parë mes Teutës dhe Egnatias është mbyllur në barazim 1-1. Durrsakët gjetën avantazhin që në minutën e 3-të, ku ishte Klejdi Daci që shënoi një...