Java 24, trajnerët e kombëtareve zgjedhin formacionin më të mirë

Java 24, trajnerët e kombëtareve zgjedhin formacionin më të mirë

Kategoria Superiore këtë sezon po dominohet nga Vllaznia, të paktën deri tani, e cila ka një diferencë prej pesë piksh nga vendi i dytë dhe shihet si pretendente për titull. Veçanërisht shkëputja ndodhi në duelin e fituar me Elbasanin të dielën, me shifrat 2-1, një fitore që ka vlerë për renditjen tani e tutje. Ndërkohë, trajnerët e ekipeve kombëtare kanë përzgjedhur formacionin dhe trajnerin më të mirë të javës së 24-të në kampionatin “Abissnet Superiore”, duke vlerësuar performancat individuale më të spikatura në ndeshjet e fundit. Skema e zgjedhur është 1-4-2-3-1, me lojtarë nga disa skuadra që spikatën me paraqitjet e tyre. Në portë është Pano Qirko, gardiani i Partizani, i cili mbajti portën e paprekur në derbin e kryeqytetit ndaj Tiranës. Në repartin defensiv...