“Japim gjithçka për titullin”, flasin protagonistët e “Final 4”
Vllaznia, AF Elbasani, Egnatia dhe Dinamo City janë katër ekipet që do të marrin pjesë në “Final4”, në edicionin 2025-2026. Skuadrat e renditura në katër vendet e para do të matin forcat në tre javët e fundit, ku do të përcaktohet edhe skuadra që do të fitojë titullin kampion dhe njëkohësisht do të sigurojë pjesëmarrjen në turin e parë kualifikues të Ligës së Kampioneve. Skuadrat do të vihen përballë njëra-tjetrës me gjysmën e pikëve të grumbulluara në sezonin e rregullt, teksa matematika u jep mundësi të katër ekipeve të besojnë te titulli. FSHF TV sjell një reportazh të dedikuar skuadrave që do të garojnë në fazën finale, duke përcjellë emocionet dhe pritshmëritë nga Shkodra, Elbasani, Rrogozhina dhe Tirana. Vllaznia e mbylli sezonin e rregullt në...
Burimi:
telesport.al